E premte, 2 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

VIDEO/ Përplasen dy automjete në rrugën Pogradec-Tushemisht

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në rrugën Pogradec-Tushemisht, pranë lumit të Starovës.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti Range Rover ka goditur në pjesën e pasme mjetin Mercedes, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Reklamë

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë