Subscribe

Artisti i mirënjohur Agron Llakaj ishte I ftuar mengjesin e fundit të 2021 në studion e emisionit  “7pa5” ku rrefeu 2021 në planin personal dhe atë artistik.

 

Aktori i dashur I humorit për familjet shqiptare rrëfeu një moment shumë të vështirë pak muaj më parë kur atij u desh të përballej me humbjen e motres për shkak të Covid-19.

 

Mirëpo përtej një moment kaq të vështirë, Agron Llakaj tha se 3 ditë më pas iu desh të ngjitej në skenë në shenjë respekti për publikun që e do dhe e mbështet prej shumë vitesh.

 

 

“Kete vit une humba motren, ishte e papritur. Artistin jështu e ka bërë Zoti, duhet të dali mbi veten, sepse te jesh aktor është një sakrilegj. Realitet I vështirë , por ia kemi dal, duke u dhënë buzeqeshje publikut. Sepse në fund të fundit pavarësisht se vaksina thonë që është shpëtim, unë mendoj se e qeshura mund shumë gjëra” rrefen Agroni mes lotëve që nuk i mbajti dot.

 

 

Më poshtë intervista e plotë e Agron Llakaj në studionin e “7pa5”, ku shpjegoi vecanërisht të gjithë programin e spektaklit special të “Al Pazar” në datë 1 janar në mbrëmje në ekranin e Vision Plus.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *