E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

VIDEO/ Përfshihet nga flakët një pallat në Radhimë, bllokohen hyrjet dhe daljet e banorëve

Një pallat është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele në Radhimë, pas një shkëndije elektrike që ka ndodhur në pjesën e brendshme të ashensorit.

Në brendësi të hyrjeve ka prezencë zjarri dhe tymi, mëson Vizion Plus.

Forca të policisë si dhe zjarrfikësit janë duke luftuar me zjarrin dhe tymin, i cili ka bllokuar hyrjet dhe daljet e banorëve. Situata paraqitet e vështirë për zjarrfikësit.

Vizion Plus ka mundur të sigurojë një video ku Forcat “Shqiponja” të Policisë së Vlorës shihen duke evakuuar banorët në momentin që zjarri përfshiu ashensorin dhe prezenca e tymit e bënte të vështirë ndërhyrjen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë