Video · Vendi
VIDEO/ Përfshihet nga flakët automjeti në aksin Fier–Vlorë
Një automjet në lëvizje është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në aksin nacional Fier–Vlorë, pranë fshatit Mifol. Ngjarja ka shkaktuar panik te drejtuesit e tjerë të mjeteve, ndërsa pamjet nga vendngjarja tregojnë një zjarr të fuqishëm që ka përfshirë pjesën e përparme të automjetit.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia.
Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.
Hetimet paraprake janë në vijim për të zbardhur rrethanat e incidentit.
/vizionplus.tv
Më shumë video
Reklamë




