E shtunë, 3 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Pema e Krishtlindjeve rrëzohet nga era e fortë, vdes një grua dhe plagosen 3 të tjerë

Një grua 63-vjeçare ka ndërruar jetë në Belgjikë, pasi një pemë e Krishtlindjeve u rrëzua për shkak të erërave të forta në një treg pushimi në Flanders.

Sipas mediave belge, pema e madhe që ra mbi të peshonte gati pesë tonë.

Reklamë

Ndër të tjera mësohet se shkak p ër rënien e pemës u bë era e fortë. 63-vjeçarja u dërgua në spital, ku humbi jetën pas plagëve të marra. Tre persona të tjerë u plagosën, teksa nuk dihet ende gjendja e tyre.

Rrethanat e aksidentit janë duke u hetuar, por siç bëjnë me dije mediat holandeze, që nga fundi i muajit nëntor janë evidentuar probleme me vendosjen e pemës dhe shërbimet teknike të bashkisë vendase po punonin për forcimin e saj. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë