E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

VIDEO/ PD: Rama u jep licencë miqve të tij për futjen e kimikateve të rrezikshme

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po lejon futjen e plehrave dhe kimikateve të rrezikshme në Shqipëri. PD shpërndau në “Facebook” një video që tregon sipas saj sesi Rama po mashtron qytetarët. Në video dëgjohet deklarata e Ramës për plehrat kimike në vitin 2013.

 

“Një tjetër mashtrim i provuar i Edi Ramës! Shqiptarët u mashtruan publikisht se nuk do të lejoheshin plehrat dhe kimikatet e rrezikshme nga jashtë, ndërkohë që Edi Rama i jepte licencë miqëve të tij për këtë biznes kriminal. Edi Rama ka dështuar!”

 

Reklamë

Reagimi i PD erdhi pas lajmit për arrestimin e gjashtë personave në Vlorë që po tentonit të fusnin amiant kancerogjen në Shqipëri përmes tragetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë