Një ditë pas sherrit me reperin e njohur Noizy, policia ka arrestuar Kleviol Ahmeti, i njohur nëpër rrjetet sociale si ‘Cllevio Serbiano”.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, pas informacioneve të marra në rrugë policore se shtetasi Kleviol Ahmeti kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Pas kontrolleve nga Policia,  36 vjecari është lokalizuar në lagjen “Çlirimi”, në qytetin e Lushnjës.

 

Në 19.03.2021, shtetasi K. A. është arrestuar në flagrancë nga Policia, pasi në automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, iu gjetën doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe 3 armë të ftohta (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Kujtojmë se ditën e djeshme, Kleviol Ahmeti, u përfshi në një sherr masiv me reperin Noizy.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *