Subscribe

Pas përfundimit të protestës së opzitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë kryeministrisë kanë zbritur ekspertët e krimeve për të mbledhur provat materiale.

Kujtojmë që pas fjalës së ish-kryeministrit Sali Berisha e cila u dha përmes ekranit të vendosur në shesh, disa nga protestuesit sulmuan policinë me kapsolla dhe bomba molotov, por që fatmirësisht nuk pati të lënduar mes palëve.

Lexo edhe :

Related Posts

Menjëherë pas përfundimit të protestës pati 4 persona të arrestuar. Protesta e cila zgjati për rreth dy orë e 30 minuta përveç incidenteve të vogla që përmendëm më lart në përgjithësi ishte e qetë.

/Vizionplus.tv/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *