E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Pas 4 vjetësh “heshtje”, Etna “zgjohet” sërish, pamjet nga vullkani

Shpërthime të mëdha dhe pjesë të ndezura të kraterit “Voragine” të Etna-s janë bërë të dukshme të martën.

Reklamë

Krateri ishte joaktiv për katër vjet. Në një lartësi prej rreth 3,000 metrash, vullkani dha një spektakël të aktivitetit të tij të pazakontë me një ‘kaskadë’ madhështore llave magme që rrjedh brenda kraterit të ri, të quajtur ‘Bocca Nuova’ (‘Gojë e re’ në italisht).

Mali Etna 3330 m i lartë, vullkani aktiv më i lartë në Evropë, besohet të ketë historinë më të gjatë të dokumentuar të shpërthimit të çdo vullkani, me të dhëna që datojnë që nga viti 425 para Krishtit. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë