Nëntë të vdekur dhe mbi 700 të plagosur është bilanci pas tërmetit shkatërrues që goditit Tajvanin ditën e sotme.

Një video, e regjistruar në momentin kur tërmeti 7.4 Rihter goditi vendin është bërë virale.

Një burrë ndodhej në tarracën e një ndërtese në Taipei dhe po notonte në pishinë. Miku itij ka kapur në video momentin kur u regjistrua tërmeti. Ai rri i pashqetësuar mes dallgëve të trazuara.

Njëkohësisht në një tjetër video shihet se si pishina në çatinë e një hoteli është tejmbushur nga tërmeti dhe bëhet… ujëvarë.

Ky është tërmeti më i fortë që ka goditur Tajvanin në 25 vjet./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *