E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Video/ Një muaj pas shpërthimit të fuqishëm, Bejruti sërish në flakë

Pas shpërthimit të fuqishëm një muaj më parë, në portin e Bejrutit ka shpërthyer sërish një zjarr.

Një re e madhe tymi të zi u ngrit këtë të enjte mbi qiellin e kryeqytetit të Libanit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit.

Zjarri shpërtheu në zonën e portit, ku një kompani importuese ruante gomat dhe vajrat.

Shpërthimi tragjik i 4 gushtit shkaktoi më shumë se 190 humbje jete, plagosi rreth 6,500 të tjerë, si dhe dëmtoi mijëra godina.

Vazhdo të lexosh

Reklamë