Ishulli Italian në brigjet e Siçilisë, Stromboli është tronditur për të dytën herë radhazi në më pak se një muaj, nga shpërthimi i vullkanit me të njëjtin emër.

Fatmirësisht nuk ka patur viktima apo të lënduar. Disa turistë gjendeshin në një varkë shumë pranë vullkanit dhe kanë shpëtuar mrekullisht.

Hiri vullkanik është arritur të regjistrohet edhe nga hapësira.  Aktiviteti vullkanik është ndjerë shumë kilometra larg dhe ka shkaktuar panik tek banorët dhe turistët e shumte.

Shpërthimi i datës 3 korrik i mori jetën një alpinisti italian. Ishulli, me rreth 500 banorë, është streha e një prej vullkanëve më aktiv që ndryshe njihet si “Drita e Mesdheut”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *