E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

VIDEO/ Meta përplaset fizikisht me policinë bashkiake, sherr i madh tek zyrat e FRD

Presidenti Ilir Meta u përplas me përfaqësues të policisë bashkiake në momente tensioni tek selia e Frymës së Re Demokratike.

Kreu i shtetit shkoi tek zyrat e FRD,  raporton Vizion Plus, aty ku policia bashkiake kishte shkuar për ti kërkuar përfaqësuesve të kësaj force politike që të lironin zyrat.

Mirëpo vajtja e Metës tek zyrat e FRD ka prodhuar tensione të mëdha fizike.

Meta është përplasur fizikisht me policet e bashkise . pas tij në sherr janë përfshirë edhe truprojat e Presidentit dhe anëtarët e FRD-së.

Reklamë

Presidenti është shfaqur tejet i tensionuar duke kërcënuar dhe shtyre jashtë godines, përfaqësuesit e policisë bashkiake.

 

“Dilni përjasht ose do tiu coj në burg me duart e mija. Keni per te perfunduar si policet e Mubarakut”, dëgjohej të thoshte mes të tjerash kreu i shtetit.

 

Aktualisht FRD drejtohet nga Sali Shehu, i cli mori këtë post pas dorëheqjes së Bamir Topit.

Më shumë video

Reklamë