E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

VIDEO/ Makina përfshihet nga flakët në Fier

Një automjet është përfshirë nga flakët pak minuta më parë pranë Spitalit “ Memorial” Fier.

Sipas informacioneve paraprake drejtuesi i mjetit ka pikasur zjarrin në ecje dhe pasi ka ndaluar automjetin ka dalë menjëherë prej tij pa dëmtime.

Në vendngjarje ndodhen një mjet zjarrfikëse, dhe një ambulancë, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen ne vendngjarje per të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës automjeti është shkrumbuar në pjesën e përparme të tij.

Reklamë

Njoftimi:

Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Fier-Spitali Memorial”, në afërsi të hekurudhës, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marë flakë në ecje automjeti me drejtues shtetasin L. K., 28 vjeç. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

Më shumë video

Reklamë