E enjte, 1 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

VIDEO/ Laçi merr ofertën e pazakontë pas ndeshjes me Spanjën, tifozja i propozon LIVE në “Euro Cup Nights”

Humbja e Shqipërisë me Spanjën mbrëmjen e kaluar la shije të hidhur të lojtarët, të cilët ishin përgatitur të merrnin diçka më shumë, pasi ishin përgatitur përgjatë gjithë javës.

Megjithatë përkrahja dhe mbështetja e tifozëve ndaj futbollistëve nuk mungoi pavarësisht eliminimit. Madje pati nga ata që morën edhe oferta “serioze”, jo për të ndërruar skuadër, por për martesë.

Reklamë

Një suprizë e tillë i erdhi LIVE mesfushorit luftarak, Qazim Laçi, gjatë transmetimit të “Euro Cup Nights” që transmetohet çdo mbrëmje në orën 23:00 në Vizion plus dhe Tring.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tring TV (@tring_albania)


Ndërsa gazetari po raportonte nga qendra e Tiranës atmosferën post ndeshjes, një tifoze doli para kameras me një pankartë në dorë ku shkruhej: “Laçi martohu me mua”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë