E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 57 minuta më parë
Video · Kronikë

VIDEO/ Tetë të plagosur nga shpërthimi në Lushnje, mes tyre deputeti PS

Një shpërthim i madh ka ndodhur pak minuta më parë në Lushnje, në një biznes në ndërtim.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën një person, ndërsa tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Një nga të plagosurit është deputeti socialist Bujar Çela. Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë. Burimet bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur për shkak se një nga mjetet ka prekur telat elektrikë.

Policia ndodhet në vendngjarje, po ashtu edhe forcat zjarrfikëse si dhe ambulancat.

Më shumë video

Reklamë