E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

VIDEO/ Jude Bellingham “çmendi” anglezët, tifozët kthehen me vrap në stadium pas golit

Anglezët mbeten gjithmonë anglezë, pasi në çdo turne futbolli ata do të lënë shenjën e tyre.

Ndërkohë që mbrëmjen e djeshme luhej minuta e fundit e kohës së rregullt mes Anglisë dhe Sllovakisë, dhe ndeshja ishte 0-1 në favor të sllovakëve, tifozët anglezë filluan të braktisin shkallët e stadiumit, shumë fytyra të trishta e shumë të tjerë që nga mimikat e tyre dukej që shfrynin e shanin nga inati futbollistët.


Por në minutën e 95-stë kur mbi tifozerizë mbizotëronte zymtësia, Jude Bellingham shënon duke çuar ndeshjen në shtesë.

Siç shihet edhe në video tifozët rikthehen me vrap të shkallët e stadiumit.

Ndeshja u mbyll në shtesë me rezultatin 2-1 për anglezët me gol të Harry Kane.

Vazhdo të lexosh

Reklamë