Subscribe

Babë e bir, Pjetër Rushaj dhe Jason, përkatësisht 50 dhe 13 vjeç janë nxjerrë të pajetë nga polumbarët e forcave speciale RENEA, pas më shumë se 16 orësh kërkime.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel pasditen e të dielës. Rushaj, i cili ndodhej në makinë së bashku me djalin dhe vajzën e tij, tentoi të kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

 

Në momentin e ngjarjes, vajza arriti të dilte dhe të shpëtonte pasi u ndihmua nga një banor i zonës. ndërkohë babë e bir nuk ia dolën dot.

 

Policia ka publikuar momentin, kur dy trupat e pajetë janë nxjerrë nga mjeti ku kishin ngecur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *