VIDEO/ Ish-i i të dashurit të saj shfaqet në Oscar, reagimi i papritur Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet

Në një natë plotë shkëlqim në ceremoninë e Çmimeve Oscar, Timothée Chalamet ishte i nominuar për rolin e tij të parë kryesor në film, për interpretimin e Bob Dylan në filmin “A Complete Unknown”. Megjithatë, ai nuk arriti të fitonte çmimin, pasi Adrien Brody mori çmimin për rolin e tij në filmin “The Brutalist”.
Gjatë ngjarjes, Chalamet ishte në shoqërinë të dashurës së tij, Kylie Jenner, e cila ishte pranë tij në rreshtin e parë të Dolby Theatre. Çifti, që janë bashkë që nga viti 2023, shfaqen të pandarë, duke mbajtur duar dhe shkëmbyer shikime dhe puthje të buta gjatë ceremonisë.
Megjithatë, gjatë një pauze publicitare, pak para ndarjes së çmimit për “Kostumin më të Mirë”, Chalamet u pa duke e çuar Jenner jashtë sallës. Pas disa minutash, kur ish e dashura e tij, Lily-Rose Depp, shkoi në skenë për të shpallur një çmim, çifti nuk u pa më në sallë.
Sipas një raporti të “DailyMail”, shkaku i largimit të tyre ishte një moment emocional për Kylie Jenner, e cila po kalonte një periudhë të vështirë për shkak të humbjes së një mikut të afërt dhe stilisti të saj, Jesus Guerrero, i cili ndëroi jetë papritmas më 22 shkurt.
/vizionplus.tv
kylie and timothée leaving the oscars (that hold okaaaaay timmaaay) pic.twitter.com/K9UQglTxeo
— jess (@des179854) March 3, 2025




