E shtunë, 26 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Video/ IKMT shemb 17 objekte në lotin II të Unazës së Madhe

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur 17 objekte në lotin II të Unazës së Madhe.

Bëhet fjalë për ndërtesa nga 1 deri në 3 kate dhe që kishin funksione të ndryshme. Në njoftimin e IKMT-së thuhet se një pjese e tyre janë shpronësuar sipas ligjeve.

“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot fazën e re të prishjeve në gjurmën ku do të ndërtohet Unaza e Madhe e Tiranës, loti II (Astir). Janë 17 objekte nga 1 deri në tre kate me funksione të ndryshme, që janë planifikuar për t’u prishur. Një pjesë e tyre janë shpronësuar sipas ligjeve, ndërkohë që një pjesë është skualifikuar.”

Deri tani, në të gjitha lotet e Unazës jane prishur 150 objekte të madhësive të ndryshme.

Vazhdo të lexosh