“Vizion Plus” ka siguruar pamje nga momenti pak pas vrasjes së 32-vjeçarit Albi Bashaliu, ngjarje që tronditi mëngjesin e kësaj të hëne fshatin Gjoçaj të Peqinit.

 

Siç dallohet edhe në video, pak metra larg vendit ku u ekzekutua, shihet e djegur edhe një makinë, e cila ishte e autoreve.

 

Keta te fundit, dyshohet se pasi e vrane Bashaliun, i siguruan qe ti marrin edhe celsat e makines, me te cilen u larguan nga vendi i ngjarjes, ndersa mjetin e tyrfe e dogjen me benzine.

 

Pamjet u transmetuan ekskluzivisht ne emisionin “Quo Vadis”.

 

 

Pistë dyshimi për vrasjen dyshohet hakmarrja, pasi vëllai i viktimës, Leonard Bashaliu, në muajin qershor ka vrarë Ylber (Albert) Xhahysa në ambientet e një lokali, pas nje sherri qe kishte nisur vite më parë për gërvishtjen e një makine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *