SPAK merr të pandehur Erzen Breçani i dyshuar për pastrim parash dhe përkrahje të autorit në krim. Vetëm pak ditë më parë, Breçani la qelinë e paraburgimit pas apeleve të njëpasnjëshme në të gjitha shkallët e gjyqësorit, se i rrezikohej jeta për shkak se vuan nga sëmundjet kardiovaskulare dhe nga klaustrofobia.
Ish- nëndrejtori i policisë së kryeqytetit u vu në lupën e Prokurorisë Antikorrupsion pas çkodimit të aplikacionit SKY ECC.
Lexo edhe :
Related Posts
Referuar komunikimeve ish- zyrtari ishte në dijeni të aktivitetit kriminal që ushtronte i biri, Eralbi. Në dosje thuhet se Erzen Breçani i ka kërkuar një shumë parash të birit, burimi i të cilave ka qenë trafikimi i lëndëve narkotike. Më pas paratë investoheshin në një hidrocentral, tashmë i vënë nën sekuestro. SPAK thotë se për këtë arsye ai dyshohet se ka kryer pastrim parash, një krim që dënohet nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet kur kryhet në bashkëpunim.
Sa i takon akuzës së dytë, asaj të përkrahjes së autorit në krim, bëhet fjalë për ndihmën që ish- zyrtari i ka dhënë, Bujar Gërmizit, një person që po ashtu vinte nga radhët e policisë. Dosja hetimore tregoi se informacioni që Erzen Breçani i ka dhënë kolegut të dikurshëm, Gërmizi paralajmëroi një arrestim të mundshëm të tij dhe të Nuredin Dumanit.
Ky i fundit ishte marrë në mbrojtje nga Bujar Gërmizi përmes strehimit që ai i kishte ofruar. Nga 11 persona për të cilët u lëshuan urdhra arresti nëntorin e vitit të shkuar, u arrestuan vetëm 5 prej tyre, ndërsa të tjerët rezultojnë të jenë jashtë Shqipërisë./Vizionplus.tv/






