E martë, 24 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO-FOTO/ Ekzekutohet kreu i kompanisë më të madhe të sigurimeve në SHBA

CEO i kompanisë amerikane të sigurimeve “UnitedHealthcare”, Brian Thomspon është ekzekutuar këtë të mërkurë në Manhatan.

Mediat raportojnë se Thomspon është qëlluar me armë jashtë hotelit “Hilton”, ku ishte duke hyrë pasi parashikohej të merrte pjesë në një konferencë investitorësh.

Në mediat amerikane janë postuar edhe foto nga momenti kur qutori qëllon mbi Thompson. Siç shihet dhe nga pamjet autori kaq enë i amskuar dhe ka pritur momentin për të kryer atentatin.

Reklamë

Thomspon u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.


Sipas asaj që raportohet në media Thompson ka qenë shënjestra e sulmit, pasi autori i dyshuar ka qenë i maskuar dhe e ka pritur jashtë hotelit duke e pritur, dhe sapo e ka parë ka qëlluar.

Pas krimit, autori është larguar me biçikletë. “UnitedHealthcare” është kompania private më e madhe e sigurimeve në SHBA.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë