Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu pasditen e kësaj të mërkure fabrikën e përpunimit të plastikës në Elbasan.
Flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të lëndës plastike që po digjej lehtësisht, ndërsa në vendin e ngjarjes mbërritën rreth 40 forca zjarrfikëse.
Lexo edhe :
Related Posts
Me vështirësi, vatra e zjarrit u shua, duke shmangur lëndimin e punonjësve apo të personave të tjerë aty pranë.
“Zjarri përfshiu pjesën e jashtme të fabrikës, tuba plastikë dhe arka. Është bërë izolimi i vatërs, duke shpëtuar fabrikat që ndodheshin ngjitur. Morën pjesë 10 mjete zjarrfikëse nga ushtria dhe bashkitë e qarkut. 30-40 efektivë zjarrfikës që bënë të mundur shuarjen përfundimtare të zjarrit, nga ky zjarr nuk ka asnjë të lënduar”, tha shefi i shërbimit zjarrfikës të Gramshit, Ilir Llapushi.
“Ishte zjarr i vështirë sepse janë lëndë palstike dhe lehtësisht të djegshëm. U bë lokalizimi i plotë i zjarrit deri në shuarjen e tij. Në fillimi ishte e vështyirë, sa u organizuar i gjithë ekipi dhe morëm nën kontroll zjarrin. Më pas ndërpremë zjarrin dhe punuam për shuarjen e tij”, tha Emirion Sota, shefi i shërbimit zjarrfikës.
Nga zjarri u shkaktuan dëme të shumta materiale në fabrikën e plastikës, ndërsa shkak dyshohet se është bërë një shëkndijë elektrike.