Subscribe

Kamerat e sigurise tregojnë se atentati i pak diteve me parë në Durrës ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçajt ka qenë i mirëorganizuar.

Ky është momenti kur dy persona  që qëndronin në anë të rrugës me një makinë tip BMW  kanë qëlluar me  bresheri automatatiku në drejtim të foristradës me te cilin lëviznin shënjestrat e sulmit .

Në  videon e siguruar nga Vizion Plus,  shihet  momenti kur makina e atentatorëve ndalon buzë rrugës dhe prej saj zbresin dy persona. Të dy  të armatosur dhe të veshur me rroba të zeza e kapele, fillojnë të qëllojnë me breshëri në kohën që afrohet makina ku udhëtonin, Plarent Dervishi dhe Julian Meçaj.

Në pamjet filmike duket momenti i sulmit, dhe humbja e drejtimit të mjetit, i cili përplaset me një pemë dhe më pas me murrin e një objekti. Fuoristrada dyshohet se esht ndjekur me heret edhe nga nje mjet tjeter qe i nxorri në pritë.

Dy autorët qëllojnë për disa sekonda në xhamin e parë të mjetit tip Range Rover  dhe më pas largohen me shpejtësi, pa rënë në gjurmët e policisë.

Si pasojë e atentatit mbeti i plagosur  në bark  dhe  në shpatull Julian Meçe që drejtonte mjetin,  ndërsa  Plaurent Dervishi që njihet edhe si kunat i Lulzim Berishës, që ishte ulur në sediljen e parë  ka marë vetëm një plumb në këmbë.

Në video duket edhe një person tjetër që del me shpejtësi nga dera e pasme e makinës  që ra pre e sulmit, i cili me një armë në dorë ndjek  me vrap atentatorët. Sipas policisë personi që ka tentuar të qëllojë atentatorët është Bashkim Haxhia  tashmë i arrestuar pasi akuzohet për armë mbajtje pa leje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *