Subscribe

Një sherr mes adoleshentësh ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku dy prej tyre kanë mbetur të plagosur lehtë.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një berberhane në qendër të qytetit, ku në sherr janë përfshirë disa adoleshentë

Një sherr mes disa personave ka ndodhur në një berberhane në Vlorë. Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy adoleshentë të moshës 15 dhe 17 vjeç, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Për ngjarjen, Policia e Vlorës ka shoqëruar 3 persona.

Njoftimi: 

Rreth orës 14:50, në lagjen “1 Maji”, në rrugë, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, shtetasit K. C., 19 vjeç, F. Sh., 19 vjeç, D. I., 18 vjeç, G. C., 18 vjeç me 5 shtetas të mitur, të moshave 14-16 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe i kanë shoqëruar të gjitha këta shtetas, në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *