VIDEO/ Dubai tronditet nga një shpërthim i fuqishëm

Dubai është tronditur nga një shpërthim mbrëmjen e kësaj të mërkure. Shpërthimi ka ndodhur në bordin e një anijeje të ankoruar në Portin Jebel Ali, në periferi të Dubait, duke shkaktuar lëkundje të ndërtesave, thonë dëshmitarët dhe zyrtarët.
Mediat e huaja raportojnë se dyshohet që mund të ketë shpërthyer një anije cisternë e mbushur me karburant.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar në njerëz. Po ashtu, nuk qartësohet as shkaku i shpërthimit.
Në një deklaratë, autoritetet thanë se ekipet po punojnë për të shuar flakët. Ndërkohë në rrjet janë publikuar pamjet nga vendi ku ndodhi shpërthimi.
https://twitter.com/i/status/1412868566186090501
Incredible footage of a huge explosion that has just occurred near Dubai – with the blast & shaking felt by residents across the city
Reports currently point to an oil tanker at Jebel Ali port exploding
— Ashleigh Stewart (@Ash_Stewart_) July 7, 2021
Aftermath of explosion at Jebel Ali port this evening. #UAE pic.twitter.com/QojeIKyRBq
— Joe Truzman (@JoeTruzman) July 7, 2021




