E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Video/ Diplomati britanik shpëton studenten nga mbytja

Një diplomat britanik po konsiderohet hero, pasi arriti të shpëtonte një studente, e cila po mbytej në Kinën jugperëndimore.

61-vjeçari Stephen Ellison, konsulli i përgjithshëm britanik në Chongqing, ishte duke ecur buzë një lumi në qytetin e afërt antik të Zhongshan kur dëgjoi një grua që bërtiste.

Videoja e postuar në Twitter nga ambasada e Britanisë së Madhe tregon një grua në lumë dhe më pas shihet edhe Ellison, teksa hidhet për ta shpëtuar.

“Ajo ishte pa ndjenja, nuk po merrte frymë dhe për një kohë të shkurtër u frikësuam për më të keqen. Por derisa po ktheheshin në breg, ajo nisi të merrte frymë përsëri”, tha Ellison për BBC.

Reklamë

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë