E mërkurë, 30 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Dështon testi i raketës balistike në Rusi

Forcat e armatosura ruse testuan një raketë balistike në rajonin Orenburg të Uraleve, por testi dështoi pasi raketa u shkatërrua vetëm disa sekonda pas lëshimit.

Sipas informacioneve, bëhej fjalë për një raketë të tipit SS‑19 (Stiletto), e cila mbante sistemin hipersonik Avangard.

Reklamë

Ky sistem është i aftë të kryejë manovra me shpejtësi shumë të lartë gjatë fluturimit drejt objektivit, çka e bën pothuajse të pamundur neutralizimin e tij.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin e lëshimit të raketës dhe më pas devijimin e saj, duke u kthyer mbrapsht disa sekonda më vonë. Rënia e saj në tokë shkaktoi një shpërthim të madh.

Autoritetet lokale deklaruan se nuk ka rrezik për popullsinë dhe se banorët nuk kanë nevojë të largohen nga shtëpitë e tyre./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë