E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

VIDEO/ Dëshmia e gjyqtarit: Nuk e dija që kisha 17 mijë euro në sirtar

Zbardhet deshmia e gjyqtarit Skender Damini në lidhje me gjetjen e një sasie të konsiderueshme parash por edhe të një karikatori me fishekë në banesën e tij në Tiranë.

Gjyqtari i Apelit pranë Gjykatës së Vlorës i cili firmosi pro uljes së dënimit të Dritan Dajtit tha se nuk e dinte që 17 mijë eurot ishin aty, në sirtarin e rrobave.

 

Damini deklaroi gjithashtu që parate I përkasin djalit të tij që merret me biznes.

Reklamë

 

Nga ana tjetër praninë e një karikatori me fisheke po në sirtarin e rrobave, gjyqtari Damini tha se Fisheket jane te nje arme “Makarov”, qe e ka pasur me leje.

 

“Armen e kam dorezuar disa vite me pare sipas ligjit te kohes, ndersa fisheket jane harruar”.

 

Ndërsa sa I takon firmës së dhënë pro uljes së dënimit të Dajtit ai u shpreh:

 

“Vendimin e dhene nga une ne Apelin e Krimeve e kam dhene bazuar ne ligj dhe ne bindjen time personale. Vendimi eshte i rekursueshem ne Gjykaten e Larte.”

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë