Reshjet e dendura të shiut në 24 orët e fundit shkaktuan një sërë problematikash, por në një fshat të Vlorës rreziku i përmbytjes së banesave ishte edhe me shqetësues.
Konkretisht në afërsi të fshatit Xhyherin të Vlorës, shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi çarjen e një kanali. Vërshimi i ujit rrezikoi përmbytjen e banesave dhe të një biznesi pularie në zonë.
Emergjencat Civile nëpërmjet një fradrome tentuan të frenojnë përhapjen e ujit. Por, autoritet lokale thonë se për të shmangur rrezikun, nevojitet një mjet që të pastrojë inertet që kanë bllokuar kanalin.
Ende edhe këtë të diel, ndonëse reshjet janë stopuar, rreziku mbetet. Situatat po mbahet nën monitorim
/vizionplus.tv





