E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

VIDEO/ Basha përsërit ftesën: Ejani me familjet në protestë që të mposhtim të keqen!

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, ripërsëriti edhe një herë ftesën për të gjithë qytetaret shqiptarë që të bëhen pjesë e protestës së opozitës, sonte në mbrëmje para kryeministrisë.

Basha i bën thirrje shqiptarëve që padrejtësinë, pamundësinë dhe varfërinë të mos ua lënë trashëgim fëmijëve por të protestojnë kundër kësaj qeverie për Shqiperinë e mundësive.

 

Padrejtësinë, pamundësinë, varfërinë dhe papunësinë nuk do t’ua lemë trashëgim fëmijëve! Sonte në orën 20:00, në Tiranë të gjithë bashkë për familjen dhe fëmijët tuaj, për Shqipërinë e mundësive për të gjithë! #8korrik #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk” është ftesa e liderit të opozitës në  një videomesazh.

Reklamë

 

“Arrogancës dhe shpërfilljes, iu përgjigjëm me refuzim

Padrejtësisë, do t’i përgjigjemi me qendresë!

Pamundësinë, varfërinë, papunësinë nuk do t’ua lëmë trashëgim fëmijëve.

Ne treguam se jemi më të fortë se e keqja.

Ne duam një të ardhme me mundësi për të gjithë

Bashkë për të ardhmen!

Bashkë për Shqipërinë!”-

 

Keto janë mesazhet në videon e shpërndarë nga lideri i opozitës Lulzim Basha per protesten e kesaj te hene, e cila eshte e 10 e opozites per nga madhesia, dhe e para pas perfundimit te zgjedhjeve te 30 qershorit ku opozita nuk mori pjese.

Më shumë video

Reklamë