E martë, 29 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Avioni humb kontrollin, përfundon jashtë pistës së aeroportit

Një avion “Boing 737” nga kompania United Airlines humbi këtë të premte kontrollin, duke përfunduar jashtë pistës së aeroportit.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur herët në mëngjes sot në Aeroportin Ndërkontinental George W. Bush në Hjuston, tha Administrata Federale e Aviacionit (FAA).

Reklamë

160 pasagjerët dhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit nuk u lënduan. Ata u larguan nga avioni dhe u dërguan me autobus për në terminal, tha FAA në një deklaratë të shkurtër. Nuk dihet ende nëse incident ishte gabimi njerëzor, apo problem teknik.

Në një deklaratë, aeroporti i Hjustonit tha: “Rreth orës 8 të mëngjesit sot, një fluturim i United Airlines u ul në Aeroportin Ndërkontinental George Bush (IAH). Avioni doli nga rruga dhe u fut në pjesën e barit përgjatë pistës 9-27. Fatmirësisht asnjë nga pasagjerët nuk u lëndua. Departamenti i Zjarrfikësve të Houston dhe Operacionet e Aeroportit u përgjigjën menjëherë dhe i larguan në mënyrë të sigurt të gjithë pasagjerët.”/VIZIONPLUS.TV/ 

Vazhdo të lexosh

Reklamë