E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

VIDEO/ Anxhela Peristeri “pushton” skenën e Eurovision, shkëlqen në prova me “Karma”

Anxhela Peristeri ka shkelqyer në provat e fundit për daljen e saj në skenën e Eurovision.

Këngëtarja shqiptare ishte mes tetë gjysmëfinalistëve të fundit që bën provat finale para paraqitjes së zyrtare në skenën e festivalit në Roterdam të Holandës në 20 maj.

E veshur me një kostum trupi të shkurtër e me shkëlqim, Anxhela bindese në skenë ndërsa pas saj duket një tym I kuq që herë shuhet dhe herë shtohet duke qënë element I rëndësishëm koreografik I performancës së këngëtares.

Në provën e dytë në sfond kishte më shumë ngjyra.

Reklamë

Përkundër gjithckaje, paraqitjes skenike së pari, ajo që bë përshtypje dhe merr vemendjen edhe të kritikeve është vokali potent dhe I mrekullueshëm I Anxhelës.

Kjo është një garanci më shumë për të shpresuar se Anxhela Peristerin mund ta kemi në finale e madhe të Eurovision,  ndonëse fillimisht duhet të kalojmë gjysmëfinalen.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë