E hënë, 23 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

VIDEO/ Ankth dhe panik për Rey Manajn, përplaset kokë më kokë me kundërshtarin në fushë, largohet me ambulancë

Momente frike për Rey Manajn në kampionatin turk. Sulmuesi i Sivasspor humbi ndjenjat që në fillim të takimit pas një përplasje kokë më kokë me një futbollist të skuaderës Göztepe.

Ky moment solli panik te të pranishmit në stadium. Mjekët e Sivasspor i dhanë ndihmën e parë mjekësore sulmuesit shqiptar, i cili më pas u transportua me shpejtësi për në spital.

Një video që tregon momentin kur Manajn e zbresin nga ambulanca për ta dërguar në spital, qetësoi jo pak tifozët dhe stafin e Sivasspor, pasi duket që Rey është i vetedijshëm dhe jashtë rrezikut.

Dëmtimi i Manajt është një dhimbje kokë edhe për trajnerin e kombëtares Silvinjo në prag të dueleve me Anglinë dhe Andorën në kualifikueset e Botërorit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë