Aksident me tre te plagosur u regjistrua pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.

 

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Piskupat ku janë përfshirë  aksident dy mjet. Nje automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Vasfi Ajredini, 48 vjeç, banues në Strugë, Maqedoni si dhe mjeti tip “Golf”, me drejtues shtetasin Devis Spahi, 22 vjeç nga Drithasi, Maliq.

 

Nga ky aksident kane mbetur te plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja Suzana Ajredini, 46 vjeçe, banuese në Strugë, Maqedonin e Veriut e cila ishte pasagjere në mjetin tip “Benz”. Të tre të plagosurit ndodhen në Spitalin e Pogradecit, nën kujdesin e mjekëve.

 

Burime të siguruara thanë se të tre të plagosurit kanë marrë plagë të shumta. Mësohet se Suzana Ajredini është në gjendje të rëndë, por të tre janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Ky aksident ka krijuar rradhë të gjata automjetesh në të dyja anët e rrugës.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Paraprakisht ekspertet e qarkullimit rrugor thane shkak eshte shpejtesia tej normave te lejuara si dhe lageshtia ne rruge.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *