VIDEO/ 734 mijë euro dhe kokainë e futur në furrë, si u kapën shqiptarët në Athinë
Një rrjet i madh i trafikut të kokainës u zbulua nga antidroga në Greqi. Policia arriti të sekuestrojë 105 kg kokainë në 102 pako. Ndërkohë uniformat blu bënë me dije se janë arrestuar tre persona: dy shqiptarë dhe një kroat.
Ishte vetë Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve Mihalis Krisohoidhis I cili postoi në Tëitter një video të operacionit policor . Sasia e kokainës ishte e fshehur në një enë me rërë. Kjo e fundit ishte vendosur brenda në furrën e një apartamenti në lagjen e Shen Shimitrit në Athinë.
Përvec kokainës policia greke gjeti dhe 534,000 euro cash, ndërkohë në një operacion tjetër në një apartament te dyte u zbuluan rreth 200,000 euro që I përkisnin të njëjtit grup kriminal.
Në deklaratën përpara mediave për këtë operacion u nënvizua se të ardhurat e parashikuara të organizatës kriminale, me shitjen e kokainës në tregun e brendshëm mund të arrinin më shumë se 5 milionë euro.




