Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik në Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm. Vanja Gjorçevska, 14 vjeç u rrëmbye më 27 nëntor dhe pas një jave e zhdukur ajo u gjet e pajetë.

 

Pas hetimeve u konstatua se 14-vjeçarja ishte vrarë dhe babai i saj, i cili është arrestuar dyshohet se i ka informuar grabitësit për lëvizjet e së bijës.

 

Gazetari nga Maqedonia e Veriut, Furkan Saliu, ka publikuar një video në “PortaliX” të automjeteve me të cilat u rrëmbye 14-vjeçarja Vanja, pak para se të ndodhte.

 

Lexo edhe: Pse babai mori pjesë në vrasjen e së bijës? “Sekreti” familjar që fshihet pas ngjarjes së rëndë

 

Sipas videos, në makinën tip “Citroen” ndodhet shoferi dhe një pasagjer, që të dy me kapele të zeza.

 

Nga video nuk mund të shihet saktësisht nëse dikush po transportohet në sediljen e pasme por ka diçka që duket si një thes i bardhë.

 

 

Ora e lëvizjes së makinave në Vizbeg të Shkupit, që është në largësi 15 deri 20 minuta nga vendi ku është rrëmbyer Vanja shënon 07:55.

 

Më vonë, në 9:37 kamerat regjistrojnë tym të zi që supozohet të jetë nga makina e djegur Citroen me të cilën po tranportohej vajza të cilën policia e gjeti disa ditë më vonë.

 

Nëse koha në të cilën është regjistruar lëvizja e dy veturave nëpër Vizbegov në video është e besueshme, bëhet fjalë për 40 minuta para se nëna e Vanja Gjorçevskës ta raportojë zhdukjen e vajzës së saj (08:35), dhe kjo tregon se rrëmbyesit e kanë bërë vrasjen me paramendim dhe plan dhe jo në panik nga mobilizimi i policisë dhe qytetarëve për ta gjetur vajzën.

 

Fakt tjetër është edhe vendndodhja që është përcaktuar para se të kryhej vrasja./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *