Aleksandar Gjorçevska, është arrestuar nga policia në Maqedoninë e Veriut pasi dyshohet se ka marrë pjesë në rrëmbimin dhe më pas vrasjen e vajzës së tij të mitur, Vanja.

 

Shaku kryesor, i raportuar edhe nga mediet maqedonase, dyshohet se është përfitimi monetar.

 

Kjo pasi, nëna e vajzës së fundmi kishte shitur një shtëpi  dhe ish-bashkëshorti, bababi i Vanjës ka dashur ta shantazhojë për t’i marrë para.

 

Lexo edhe: Dy vrasjet që tronditën Maqedoninë, gazetari në “7pa5” jep detaje: Vanja “u dorëzua” te rrëmbyesit nga i ati, situata doli jashtë kontrollit

 

Ditën e djeshme u arrestua edhe i dyshuari kryesor në këtë ngjarje Lupço Palevski, në Turqi.

 

Dyshohet se i ati ka qen në kontakt të vazhdueshëm me Palevskin dhe e ka informuar për lëvizjet e vajzës.

 

Sekretet familjare

 

Vanja, dëshmojnë miqtë dhe profesorët e saj, ishte një vajzë gazmore, e zgjuar. Të hënën, një javë pas rrëmbimit të saj dhe njëzet orë pas gjetjes së trupit të pajetë, shokët e shkollës së Vanjës, prindërit dhe mësuesit e tyre, nënshkruan Librin e Vajtimit.

 

“Është e dhimbshme për ne të flasim për gjithçka. Ishte e qetë dhe e zellshme, i përmbushte detyrimet, një vajzë që nuk ishte në asnjë klan, merrej vesh me të gjithë, por them, ishte e qetë. Dimë vetëm se ajo ishte një vajzë e mrekullueshme që ëndërronte për të ardhmen”, ka thënë për Jutarnji list një nënë nga Shkupi, vajza e së cilës ndjek të njëjtën shkollë.

 

Lexo edhe: Vrasja e 14-vjeçares në Shkup/ Çfarë e ‘tradhtoi’ autorin, si policia turke ra në gjurmët e tij

 

Siç u bindën gazetarët, askush në Shkup nuk do të flasë hapur për dyshimet e tyre se pse Vanja e pati një fat kaq të tmerrshëm. Megjithatë, një gazetar i tha Jutarnji list se prindërit e Vanjës janë të divorcuar, dhe se gjyshi i Vanjës, babai i nënës së saj, është një burrë i pasur. Tani ekziston mundësia që babai Aleksandri, i revoltuar kundër familjes së ish-gruas, të ketë dashur të nxjerrë para prej tyre, duke e ditur se sa të pasur janë.

 

Gjithçka ka të bëjë me babain, i cili, siç e dimë, nuk ishte aspak një figurë pozitive në jetën e tyre. Ai dhe nëna e Vanjës ishin të divorcuar, gjyshi i Vanjës ishte drejtor i doganës dhe një njeri i pasur diku në vitin 2002 dhe të gjitha këto i trashëgoi nëna e Vanjës. Ata thonë se ai ishte i interesuar për para. Nga e dinin orën e saktë kur Vanja shkon në shkollë?

 

Ata që u arrestuan thonë se ai u tha atyre këtë. Nuk dihet pse e vranë vajzën nëse kishn plan të shantazhonin nënën e saj. Diçka duhet të ketë shkuar keq.

 

Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovski, mbajti mbrëmjen e të martës një deklaratë për media ku njoftoi arrestimin në Turqi të Ljupço Palevski, autorit të vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska. Gjatë deklaratës së tij ai u pyet dhe mbi mënyrën si u ekzekutua 14-vjeçarja, ku zbuloi se plaga që i solli vdekjen u shkaktua me armë zjarri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *