Subscribe

 

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm. Vanja Gjorçevska, 14 vjeç u rrëmbye më 27 nëntor dhe pas një jave e zhdukur ajo u gjet e pajetë.

 

Pas hetimeve u konstatua se 14-vjeçarja ishte vrarë. Ajo që e bën më të rëndë këtë ngjarje është fakti që babai i adoleshentes, dyshohet se ka infromuar organizatorët e rrëmbimit për lëvizjet e vajzës dhe arsyeja e vetme ka qenë përfitimi monetar.

 

Gazetari Avni Tahiri, në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “7pa5” në Vizion Plus, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen. Ai tha se ishte e ëma e vajzës ajo që bëri denoncimin në polici, pasi u lajmëruar nga mësuaejsa se 14-vjeçarja nuk kishte arritur në shkollë.

 

Nëna e vazjës kishte shitur një pronë para disa ditësh dhe dyshohet se i ati dëshironte ta shantazhonte përmes vajzës për t;’i zhvatur para. Por diçka nuk ka shkuar sipas planit dhe adoleshentja është vrarë.

 

Tahiri: Në orën 07:30 më 27 nëntor, vazja ishte nisur për në shkollë dhe pasi nuk ka arritur mësuesja ka telefonuar mamanë dhe e ka lajmëruar. E ëma pas disa kontaktesh me vajzën e saj, ka paraqitur rastin në polici.

 

Lexo edhe: Dyshohet se informoi vrasësit e të bijës për lëvizjet, ky është veprimi i babait të 14-vjeçares në sallën e gjyqit

 

Ajo që shokon opinionin është fakti që i ati ka lidhje me rrëmbimin e vajzës, pasi ai ka dhënë informacione për orarin kur del nga shtëpia.

 

Por cilat kanë qenë qëllimet?

 

Tahiri: E ëma e vajzës kishte shitur një banesë dhe babai kishte pasur qëllim t;i zhvaste paratë. Qëllimi kryesor është interesi personal nga rrëmbimi, por situara i ka dalë jashtë kontrollit dhe vajza është vrarë. Nga të njëjtë persona ka ndodhur edhe vrasja e dytë e një berberi, 74-vjeçarit i cili u gjet i pajetë pranë vajzës. Vajza është vrarë 3 orë pasi është rrëmbyer. Unë kam folur me të ëmën që në fillim dhe ajo nuk donte të jepte informacione sepse ia kishte lënë në dorë policisë.

 

Vrasja e 74-vjeçarit

 

Gazetari tha se arsyeja kryesore e vrasjes së tij është një borxh prej 500 eurosh që i ka pasur personave të grupit.

 

Megjithatë sipas tij nuk dihet nëse kjo është arsyeja që pjesëtarët e grupit kriminal i kanë marrë jetën të moshuarit.

 

Kush qëndron pas ngjarjes

 

Pas ngjarjes së rëndë qëndrojnë 5 persona, 3 prej të cilëve janë arrestuar.

 

Edhe baba i i vajzës, Aleksandar Gjorçevski  është ndaluar dhe prokuroria ka kërkuar paraburgim.

 

Ndërsa në krye të grupit dyshohet se qëndron  Ljupço Palevski, për të cilin është lëshaur urdhër-arresti ndërkombëtar pasi dyshohet se është arratisur drejt Truqisë.

 

Kujtojmë se ministri i MPB-së, Oliver Spasovski tha se vrasjet janë kryer nga njerëz të njejtë por nuk lidhen me njëra tjetrën. Vrasja e të miturës Vanja Gjorçevska është kryer për arsye financiare, duke e rrëmbyer vajzën për të marrë para nga nëna, kurse vrasja e dytë, e 74 vjeçarit nga Velesit, ka lidhje me konflikte të mëparshme.

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *