E hënë, 23 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Hyri me forcë në bankë në Korçë, arrestohet autori. 38 vjeçari pretendon se ishte nën efektin e alkoolit

Policia e Korçës ka arrestuar të riun që, dy ditë më parë, kishte thyer me forcë derën kryesore të një banke të nivelit të dytë në qendër të qytetit.

38-vjeçari Valter Xhelillari u arrestua mbrëmjen e së dielës në banesën e tij, në lagjen numër gjashtë të qytetit. Në momentin e arrestimit, ai i ka thënë policisë se nuk mbante mend asgjë nga çfarë kishte ndodhur ditën e ngjarjes, pasi kishte qenë nën efektin e alkoolit.

Fillimisht, policia e Korçës ishte përqendruar në kontrolle në lagjen 3, pasi kishte informacion se mund të ishte strehuar atje.

Megjithatë, vetëm mbrëmjen e së dielës, 38-vjeçari u kthye në banesë, ku u arrestua nga forcat e policisë, të cilat e kishin nën vëzhgim banesën e Valter Xhelillarit. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë