Subscribe

Vetëm 5% e drejtuesve të mjeteve nuk e tejkalojnë kufirin e shpejtësisë në rrugë.

Kjo e dhënë shqetësuese ka dalë pas një vëzhgimi që është kryer nga Banka Botërore.

 

Ky fakt së bashku me mos ndëshkimin e shkeljeve nga ana e autoriteteve shtetërore janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve që ndodhin në vend.

 

Rezultatet e anketimit tregojnë mungesën e respektimin e rregullave jo vetëm nga shoferët, por edhe nga kalimtarët. 52 % e drejtuesve të mjeteve nuk ndalojnë tek vijat e bardha, ndërsa 25 % e tyre nuk vendosin as rripin e sigurimit.

 

Edhe më shqetësuese është situata për ata që drejtojnë motoçikleta, ku gjysma e tyre nuk përdorin kaskë.

 

Për policinë rrugore, ashpërsimi i masave ndëshkuese pritet të japë efekt në zbutjen e këtyre treguesve.

 

Numri aksidenteve që ndodhin në vend  mbetet në nivele shqetësuese. Një vit më parë u regjistruan 213 viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *