Kullat e sahatit në qytetin e Korçës nuk është e thënë të funksionojnë.

 

Pas ndryshkjes së orëve në kullën e pallatit shtatëkatësh të qytetit, ngecin edhe akrepat e orëve në kullën e xhamisë së  vjetër.

 

Në të katër faqet e kësaj kulle, akrepat tregojnë afërsisht orën 09.50 minuta. Dhe nuk ndryshojnë. Nuk dihet se që kur nuk funksionojnë orët e kullës së xhamisë, por fakt është se ato nuk shërbejnë për të treguar kohën.

 

Investimi për kullën e sahatit te xhamia e vjetër, nuk ka shumë vite që është realizuar, në kuadrin e financimeve për projektin e rijetëzimit të pazarit.

 

Ndërkaq, për funksionimin e orës së kësaj kulle nuk dihet se kush duhet të përgjigjet që ta verë në punë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *