E enjte, 8 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Vettingu pret një tjetër kokë, ikën kreu i Gjykatës së Tropojës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra kryetarin e gjykatës së Tropojës, Dritan Secin.

 

Reklamë

Gjyqtarit iu gjetën shkelje në deklaratat e pasurisë dhe nuk justifikonte të ardhurat.

 

Reklamë

Në seancën dëgjimore, komisionerët thanë se Seci dyshohet të kishte fshehur një apartament si dhe nuk kishte deklaruar nje borxh prej 20 mijë eurosh.

 

Para komisionit të vettingut doli edhe kryetarja e gjykatës së Lezhës, Ornela Naqellari.

 

Komisionerët thanë se gjyqtarja nuk e ka fshehur pasurinë dhe nuk ka kontakte me persona të inkriminuar.

 

Por, 4 denoncimet e bera për të për afera korruptive mund të çojnë deri në shkarkimin e saj nga detyra.

 

Ndërsa për Marsida Xhaferllarin, kandidate për të marrë postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe për një nga vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, komisioni tha se nuk mund të dalë me një vendim për shkarkim apo konfirmim, për shkak se ka kumbur statusin e magjistrates.

 

Xhaferllari tha se do ta çojë çështjen në institucionet më të larta.

Më shumë video

Reklamë