Subscribe

Ulja e numrit të gjyqtarëve të apelit ka shtuar kohën e shqyrtimit të çështjeve gjyqësore.

Ky është një nga përfundimet e nxjerra nga një studim qe ka përfshirë të gjitha gjykatat e shkallës së dytë.

 

Afro 60 përqind e gjyqtarëve që i janë nënshtruar vettingut nuk e kanë kaluar atë, e për pasojë qytetarët janë detyruar të presim më gjatë për vendimet e formës së prerë.

 

Kryetarja e keshillit të lartë gjyqësor Naureda Llagami u shpreh se do punohet për të plotësuar boshllëqët e krijuara nga vetingu

 

Ndërkohë Ambasadorja e vendeve te uleta në Tiranë , u shpreh se transpareca gjyqësore është pjesa kyce për besimin në Drejtësi .

 

 

GUUSJE KORTHALS ALTES 

 

AMBASADORE E VENDEVE TE ULETA NE TIRANE

 

 

“Per te krijuar nje sistem efikase dhe te besueshme gjyqesore duhet te ketë transparence  , ky është një nga elementet kryesore te integrimin europian .Duhet ti japim Investime dhe vemendjen e  duhur per te pasur një sistem gjyqësore me te këtë besimplotë. Trasparenca gjyqësore eshte  pjesa kycë  I besimit te plote drejt sistemit .”

 

Sipas të dhenave nga viti 2016, DERI  në vitin 2019 kohëzgjatja e shqyrtimit të një çështje në gjykatën e apelit në Tiranë  është rritur me afro 130 ditë.

 

Kjo gjykatë sot ka 17 gjyqtarë nga 30 që duhet të kishte si rregull në organikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *