E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vettingu në politikë, PD thyen marrëdhënien e kushtëzuar me Kuvendin   

Vettingu në politikë ka kthyer në Kuvend deputetët e opozitës.

 

Pas një periudhe të gjatë marrëdhënieje të kushtëzuar, deputetët e opozitës do të rikthehen këtë të martë në Këshillin e Legjislacionit për të diskutuar në lidhje me ndryshimet ligjore për vettingun në politikë.

 

Reklamë

Vizion Plus ka mësuar se në ndryshim nga herët e kaluara ku në mbledhjet e Këshillit të Legjislacionit merrte pjesë vetëm një përfaqësues nga radhët e opozitës, kësaj here mbledhjes do t’i bashkangjiten të gjithë anëtarët.

 

Pjesëmarrja e deputetëve opozitar në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve me atë të Legjislacionit, duket se është dhe një sinjal se opozita nuk do t’I djegë mandatet dhe se rikthehet në Kuvend në seancën e fundit plenare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë