Subscribe

Delegacioni i Venecais ka zbarkuar në Tiranë këtë të hënë, pas kërkesës së Kuvendit në lidhje me ndryshimet Kushtetuese të propozuara në PD.

 

Komisioni i Venecias do të qëndrojë dy ditë në vendin tonë ku do të merret me përgatitjen e opinonit mbi draftamendamentet kushtetuese që opozita ka propozuar për vettingun në politikë.

 

Delegacioni i Venecias do të nisë takimet nga kryesia e Kuvendit, me nënkryetaren Vasilika Hysi, për të vijuar më pas në të tre takime të veçanta, me krerët e grupeve parlamentare.

 

Delegacioni ka planifikuar gjithashtu  që të zhvillojë takime edhe me Presidentin Meta, ministren e drejtësisë, Etilda Gjonaj si edhe ambasadorin e BE në vendin tonë Luigi Soreca.

 

Delegacioni ka mbërritur në vendin tonë pas kërkesës së bërë nga mazhoranca në lidhje me ndryshimet e propozuara.

 

Ndërkohë nga ana tjetër opozita e ka cilësuar marrjen e mendimit të Komisionit të Venecias si një tentativë të mazhorancës për të vonuar vettingun e politikanëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *