E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vettingu në politikë, Basha: Pesë rregullat për politikanët/VIDEO

Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha duket i vendosur në realizimin e vettingut në politikë.

 

Në videon e publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, Basha thekson se vettingu në politikë nuk do të bëhet nga politikanët. Ai shpjegon se kontrolli i politikanëve do të kryhet nga profesionistë të pavarur nga partitë politike, të cilët do të mbikëqyren nga ndërkombëtarët.

 

Reklamë

Gjithashtu kreu i PD shton se vettingu që propozon PD nuk do të jetë i varur nga venttingu që do të kryejnë institucionet e drejtësisë.

 

5 rregullat e Lulzim Bashës për vetingut në politikë janë;

 

Së pari, vettingun e politikanëve nuk do ta bëjë politika, nuk do ta bëjë Kuvendi.

Së dyti, struktura e vettingut do të p[përbëhet nga profesionistë të pavarur nga politika.

Së treti, vettingu i politikanëve do të ketë mbikëqyrje ndërkombëtare.

Së katërti, vettingu i politikanëve do të jetë krejtësisht i pavarur nga ai i drejtësisë.

Së pesti, vettingu i politikanëve do të jetë i thjeshtë dhe transparent si dekriminalizimi, i cili nxori nga Kuvendit dhe zyrat e shtetit 333 persona me të kaluar kriminale.

 

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/329058650974518/

Vazhdo të lexosh

Reklamë