Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Apelit të Tiranës, Genti Xholi.

 

Prokurori Xholi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000, si prokuror në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa në 2010, ai është emëruar prokuror në Prokurorinë e Tiranës, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë edhe pas 9 vitesh.

 

Gjithashtu ka kaluar me sukses vettingun edhe gjyqtari pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Klodian Kurushi.

 

Dy zyrtarët e lartë të drejtësisë kanë kaluar me sukses tre kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, kontrollin e figurës dhe aftësive profesionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *