Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, do të mësojë këtë të martë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nëse do të rikonfirmohet ose jo në detyrë.

 

Ndërkohë ditë më parë ai u përball me KPK-në në një seancë që zgjati tej parashikimeve gjithashtu. Në këtë seancë fillimisht, KPK e vlerësoi kreun e Gjykatës së Lartë, se kishte bërë deklarime të pasakta të pasurisë dhe kontrata fiktive. Por ai u mbrojt duke thënë se kontratat ishin formale për pronën dhe brenda ligjit. Zaganjori ka deklaruar një apartament 293 metra katrorë në rrugën “Dedë Gjo Luli” në Tiranë; një dyqan i deklaruar si bibliotekë; një bodrum 65 metra katrorë dhe një zyrë prej 15 metrash katrorë.

 

Të gjitha këto pasuri ndodhen në të njëjtën godinë, e cila është ndërtuar nga gjyshi i bashkëshortes së tij. Zaganjori pranoi se kontratat ishin fiktive, por brenda ligjit.

 

Gjithashtu pritet që të mërkurën të jepet edhe vendimi për Rovena Gashin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *